Një 22 vjeçar në Greqi ka mbetur i vdekur pas një sherri me thika mes grekëve dhe shqiptarëve në Selanik.
Sipas raportimit të mediave greke viktime mbeti një grek 22-vjeçar, i cili thuhet se u sulmua nga një thikë.
Ai u transferua në Qendrën Shëndetësore Sindos, por nuk arriti të shpëtonte.
Sipas policisë, deri tani, nëntë të rinj janë arrestuar. Thuhet se sherri ishte mes shqiptarëve dhe grekëve, të cilët u përleshen, e më pas përdoren thika dhe sende të tjera të forta.
Por nuk ka asnjë motiv për shkakun e këtij sherri. Greku i pafat në përleshje e sipër u godit me thikë në gjoks dhe kjo i shkaktoi vdekjen.