Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar dëgjesat për Teatrin Kombëtar. Pas takimit me artistët, Veliaj po zhvillon dëgjese me arkitektët dhe urbanistët për t’i dhënë Tiranës një Teatër Kombëtar dinjitoz. “Pas dëgjesës me artistët kemi ulur tonet”, tha Veliaj
“Mënyra si e konceptuam, filluam me një dëgjesë të parë. Aktorët janë të rëndësishëm, por ashtu janë të gjithë, janë urbanistët, qytetarët. Ju falënderoj paraprakisht për durimin. E di që donit të gjithë të flisnit, por mendova se do ishte më e arsyeshme të flisnin fillimisht aktorët.
Pjesa e dytë e dëgjesës iu dedikohet urbanistëve dhe artitektëve. Pse ndodh tani kjo dëgjesë? Kemi marrë një propozim për të zhvilluar atë zonë. Po flasim për një arkitekt yll, që ka vënë firmën e vetë në disa nga ndërtimet më të mira në botë.
Pse po ndodh tani? Siç e kërkon legjislacioni shqiptar, siç ka ndodhur me parlamentin dhe të tjerat. Të hapim një negociatë. Bashkia të jetë pala që e merr në shqyrtim. Pasi të kalojë kjo fazë, kalojmë aty ku mund të negociojmë. Kemi ulur tonet.
Kjo do të thotë që është mëse normale që ne të flasim, t’i largohemi vulgaritetit. Duhet të kemi teatër të ri, por si do ta kemi? Sa dhoma do të jenë? Këto janë detaje që janë pjesë e një negocimi.”, tha Veliaj.