Shterpezimi i opozitës së sotme po konvergohet në një lojë të rrezikshme duke goditur laicitetin e institucionëve publike shqiptare, por gjithësesi le të shërbejë kjo aventurë si kënga e fundit e mjellmës edhe për Lulzim Bashën, edhe për familjen Berisha!
Bledi Mane
Nuk vunë mend nga hera e parë. Kur regjimi i Sali Berishes po hallakatej mes disfatave të një pas njëshme në vitet 2012-2013, nxorrën nga mënga e pushtetit karten e nacionalizmës. Hodhen në treg një parti të re politike, Alenacën Kuqezi të Kreshnik Spahiut, me shpresën se në zgjedhjet e qershorit 2013 do sfumonin sado pak uraganin e Rilindjes së të majtës. Dështuan dhe po tentojne sërish ta venë përsëri në zbatim, kësaj herë me anë të Islamit Politik.
Popullariteti në rritje i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe punët kolosale të skuadrës së tij e kanë lënë pa fjal opozitën e djathtë. Askush nga rradhët e Partise Demokratike nuk kërkon të aveturojë. Shpresa e vetme ishte Jorida Tabaku, por kjo ua ka prerë shkurt se nuk djeg mandatin e deputetes duke u ballafaquar me lali Erin. Të gjendur pa asnjë alternativë dhe pa asnjë kandidat potencial, opozita e Lul Bashës i është përulur klanit të vajzës së Saliut, Argita Berishës. Kjo e fundit po lufton fort duke futur në lojë e duke promovuar një klerik fetar të rangut të tretë.
Elvis Naçi, imami i xhamisë së një lagjeje qendrore në Tiranë, po bëhet gati të lançojë karrirën e tij politike. Po ngrihet në piedestal si një prej moderuesve jo vetëm të islamit shqiptar. Duke shfrytëzuar popullaritetin e tij te besimtarët e shumtë, klani i Argitës ia kanë ngritur prej kohësh një infrastrukturë modernë komunikimi dhe promivimi. Imami musliman me emër oksidental dhe mbiemër ortodoks është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe televizionet kombëtare. Njihet si guru fetar i fëmijëve të Sali Berishës dhe ka fituar simpatinë absolute të tyre.
Të xhamia e urës së Tabakëve ku Elvisi ushtron aktivitetin e tij fetar, një ditë të veçantë në javë ua kushton Argites, Jamarberit dhe Shkëlzenit duke i ushqyer shpirtërisht e mendërisht. Madje prej disa muajsh, një program televiziv në kanalin News 24, tregon me zë dhe figurë punët e mira filantrope të imamit Naçi, i cili tashmë shihet nga qindra familje të varfëra si engjëlli shpëtimtar i mizërjes dhe fukarallëkut.
Me ndihmën edhe të një banke private të afërt me familjen Berisha, miti dhe financat e Elvis Naçit po latohen fuqishëm duke e shitur si udhërrëfyesin e mijëra hallexhinjve. Pavarësisht se programi i tij televiziv është një vjedhje e pastër e nismës sociale ” Fundjava ndryshe”, kjo na i pengon promovuesit e Elvis Naçin të godasin fort në dilemën shqiptare.
Partia Demokratike së bashku me Levizjen Socialiste për Integrim justifikohen me kandidaturën e klerikut Naçi duke paralelizuar rastet e kryebashkiakëve muslimane ne Roterdam te Holandes dhe ne Londer te Britanise se Madhe.
Ky do te jete rasti i dyte që kryeqytetin shqiptar kërkojnë ta drejtojnë klerike fetare muslimanë. E para herë ndodhi në vitet ’20 kur imami Zyber Hallulli u zgjodh kryetar bashkie në Tiranë, ndërsa 90 vjet më vonë kërkohet të kandidohet një tjetër klerik.
Shterperimi i opozites së sotme po konvergohet në një lojë të rrezikshme duke goditur laicitetin e institucioneve publike shqiptare por gjithësesi le të shërbejë kjo aventurë si kënga e fundit e mjellmes edhe për Lulzim Bashën, edhe për familjen Berisha!