Donald Trump ka thënë shpesh, se një votë për të në 2024 është një votë për paqen botërore. E çuditshme ta dëgjosh nga ai.
Ai ka fajësuar vazhdimisht presidentin Joe Biden për sulmin e egër të Rusisë ndaj Ukrainës, duke thënë se kjo nuk do të kishte ndodhur në kohën e tij.
Trump pretendon se mbështetja e Biden për rezistencën ukrainase rrezikon një luftë bërthamore me Moskën dhe se ai mund t’i japë fund luftimeve brenda 24 orëve.
Megjithatë, sfida më e madhe e politikës së jashtme të një presidence të dytë të Trump do të ishte një tjetër: Irani.
“Nëse ai kthehet në pushtet…Unë mendoj se shanset që ai të jetë në gjendje të merret me Iranin nuk janë aspak premtuese,” tha Ali Vaez, drejtor i projektit të Iranit në grupin ndërkombëtar të krizave.
Trump rrezikoi dy herë një luftë me Teheranin gjatë vitit të tij të fundit në detyrë. Ai urdhëroi vrasjen e gjeneralit më të lartë iranian, duke rrezikuar një cikël dhune që diplomacia arriti ta parandalonte.
Sot, marrëdhëniet midis Iranit dhe SHBA-së janë jashtëzakonisht të tensionuara. Vendimi i Trump për të hequr dorë nga marrëveshja e epokës së Obamës e bëri Iranin të rriste aftësitë e tij bërthamore dhe Republika Islamike tani mund të ndërtojë një armë bërthamore brenda disa muajsh nëse do. Dhe arsenali bërthamor i vendit është rritur më shumë se kurrë gjatë viteve të fundit.
Sanksionet e kohës së Trump, të cilat Biden i ka vazhduar, po dobësojnë ekonominë e vendin, por njëkohësisht po forcojnë pozicionin e liderëve iranianë ndaj Perëndimit.
Ndaj, Trump do të përballej me një sfidë të paprecedentë nëse do të zgjidhej në 2024, dhe ai e ka treguar në shumë raste se e sheh dhunën si përgjigjen më të mirë.