Sacha Dudler, Drejtuesi i Lartë i Transformimit është pushuar nga 4iG Group dhe është përjashtuar nga strukturat e One Albania. Menaxheri i lartë me origjinë zvicerane, përgjegjës për procesin e transformimit të One Albania erdhi në kompani vjeshtën e kaluar, së bashku me hungarezin Robert Budafoki, Zëvendëspresident i 4iG Group.
Shkarkimi i Sacha Dudler erdhi papritur, por është një tregues se One Albania është duke pastruar strukturat e tyre nga burime të padobishme, deri te drejtuesit e dëmshëm.
Siç dihet edhe ish-zëvendëspresidenti, Robert Budafoki, pati të njëjtin fat me shkarkim të menjëhershëm nga detyra, duke qëndruar vetëm 8 muaj në detyrë.
Sipas thashethemeve në treg, largimi i tij erdhi si pasojë e disa krizave dhe problemeve serioze, si çështjet e tranzicionit që lidhen me Sistemin Operativ Indian (B.O.S.S) dhe sfida të tjera financiare dhe politike.
Të dy bashkë, Sacha Dudler dhe Robert Budafoki ishin përgjegjës për transformimin e kompanisë pas bashkimit të Albtelecom dhe One Telecommunications; kaq i madh ishte dështimi i tyre kolosal.
Mesa duket kjo detyrë e rëndësishme ka shfaqur mungesë0n e theksuar të aftësive dhe përvojës së dy miqve të vjetër, të cilët më herët kanë punuar së bashku edhe në Telekomin Saudit dhe në më pak se një vit të dy u shtypën nën barrën e sfidës dhe duke ju kushtuar përfundimisht të dyve vendin e punës.
Prania e vazhdueshme e Drejtuesëve më të lartë të 4iG Group në One Albania tregon se kompania shqiptare është nën një lupë të vazhdueshme, me rëndësi të veçantë, madje duke u vizituar edhe nga vetë Presidentja e Hungarisë Katlin Novak javën e shkuar. Që prej blerjes së One Albania, Grupi Hungarez ka ndërmarrë transformime rrënjësore, por mesa duket “transformimi” duhej të kishte kurbanë fillestarë menaxherët e tyre më të lartë.