Ata që flasin për mbetje nuk kanë lënë gjë pa bër për të përfituar deri në mënyrë kriminale nga ky biznes. Biznesi i mbledhjes së metaleve dhe riciklimit në kryeqytet përllogaritej në kohën e Bashës në vlerën e 1.3 milionë eurove çdo muaj. Kohë më parë kjo linjë ortakërie biznesi mes Edurim Teqes i kompanis “3R” dhe Erion Isufit, u lakua si një bandë përfituese nga ky biznes shumë fitimprurës në Tiranë.
Bëhej fjalë për biznesin e riciklimit të mbeturinave. Institucioni i Bashkisë ndërmori një aksion të gjerë nëpërmjet policisë bashkiake, për ndalimin e të gjithë anëtarëve të komunitetit rom që mblidhnin skrap dhe mbetje metalike në pikat e mbledhjes së mbeturinave në Tiranë. Nga ana e Bashkisë u tha se ky aksion u krye për të frenuar fenomenin e ndotjes së kryeqytetit.
Por ndërsa aksioni vazhdonte me zell të madh nga ana e policisë bashkiake, fillimisht u mësua se i gjithë aktiviteti që dikur zhvillohej nga komuniteti rom, ishte zëvendësuar me një pikë grumbullimi gjigande që po punonte në Vaqarr dhe që ishte licensuar nga ana e Bashkisë së Tiranës. Pavarësisht kërkesave të përsëritura të medias për të bërë transparente kompaninë që po kryente procesin, Bashkia ruajti me fanatizëm emrin e kompanisë, derisa në media u zbulua se bëhej fjalë për kompaninë “GRIN shpk”. Kjo kompani ishte pa përvojë dhe fillestare në biznesin e riciklimit dhe grumbullimit të mbetjeve, por fakti më interesant ishte se ajo ishte tërësisht në zotërim të një të riu të quajtur Oliver Shtylla.
Ky i fundit sikundër rezultoi, punonte prej vitesh si menaxher i kompanisë…. “Megatek”, madje vazhdonte çuditërisht të bënte punën e menaxherit në “Megatek” edhe pse kishte themeluar një kompani të vetën dhe kishte marrë një volum kolosal pune falë “bujarisë” së kunatit të ish kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Biznesi i mbledhjes së metaleve dhe riciklimit në kryeqytet përllogaritet në vlerën e 1.3 milionë eurove çdo muaj. Ishte Edurim Teqja pronari i vërtet i kompanisë së riciklimit ku me qindra rom punësoheshin si skllevër, të mitur, të pa regjistruar dhe siguruar gjëkundi. Gjithçka që me lejen e Bashës dhe dhuratë për vitin e ri për kunatin e tij.
Edurim Teqja është sot në kërkim për aksidentin e ndodhur në Lanfildin e Sharrës, e që “resorti” i gjirizeve mediatike me në krye ortakun e Babales gazetarin Jetmir Olldashi u turrën t’i a faturonin Erion Veliajt dhënien e këtij tenderi, duke e ditur se Teqja ishte një nga donatorët e PD-së dhe ortaku i kunatit, e tenderi nuk ishte zhvilluar por ishte dhurar bandës që të vret natën dhe të qanë ditën, ashtu sikurse vranë me 21 Janar me gjakftohtësi dhe me intrigë duke u munduar që vrasjet t’i ua faturonin viktimave.
Drejtësia e re duhet të zbardhë të vërtetën e vrasjes në landfildin e Sharrës. Gjurmët të çojnë drejt një krimi të kryer në mynyrë të qëllimshëm, për të ngritur një furtun mbi një pellg uji, sepse akisidenti na u kthye në krim pa autor dhe fajtor. Kjo bandë nuk ka njohur kufi për t’ia arritur qëllimit. Ndaj gazetari Jetmir Olldashi si specaialisst i intrigave duhet hetuar nese vrasja e djaloshit 16 vjeçarë ka qenë e qëllimshme nga bandat që sapo kishin humbur pushtetin politik dhe atë ekonomik. Dhe a ishte ai propoganduesi i gjoja aferës me te punësuar te mitur duke bërë si me Babalen duke intervistuar rom me pagesë.
Për “kazanxhijtë” fajtor ishte ai që zgjoi nga gjumi hajdutët dhe i ktheu qytetit zhurmën e ndërtimit, e që nuk kishte asnjë lidhje me këtë biznes të ngritur nga kunati i famshëm dhe bandat e tij. Koha e zbardhjes së të vërtetës është shumë pranë, tani që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe me duar të përlyera, po presin të tmerruar fatin e tyre ./ Ekskluzive.al