Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp kalajmëruar anulimin e mbledhjes mes dy qeverive që pritej të mbahej ditën e nesërme në Gjakovë. Nisur nga situata në veri, Rama tha se nesër do të zhvillojë një takim me Albin Kurtin dhe ministrat e jashtëm të BE.
Kryeministri Rama ka anuluar mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri për shkak të agravimit të Kosovës me bashkësinë euroatlantike. Ai u shpreh se ka thirrur një takim më të ngushtë me Albin Kurtin.
“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.
Pasi kam folur me Borrellin, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të folur pikërisht për këtë situatë që po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme.”- thotë Rama.