Një burrë është marrë në mbrojtje nga policia pasi dhunohej dhe bashkëshortja e tij.
Ai i është drejtuar policisë ku ka bërë kallëzim pasi nuk ka mundur më të durojë sjelljen e bashkëshortes së tij.
Më datë 17.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin A.B., vjeç 48, banues në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëshortja, shtetësia G.B., vjeçe 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.