Kur shërbimet e Policisë Kufitare sëbashku me Delta Forcë po patrullonin në një kontroll të territorit është vrejtur një gomone e braktisur në Darzezë të Fierit. Ajo është pikasur në kohën kur sapo ka zbardhur drita
Mendohet se skafistët që kanë qenë në vrojtim, e kanë pikasur policinë dhe janë larguar, duke e braktisur gomonen dhe duke u fshehur në pyll.
Gomonia është 12 m e gjatë e pajisur me dy motorë me nga 300 kuaj fuqi.
Sipas policsë nuk dihet ende kujt i përket gomonia dhe sa persona ishin në bord.
Policia po vijon verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti.