Gruaja indiane ka pranuar se qimet në fytyrë dhe zërin si mashkull e ka për shkak të një ç’rregullimi hormonal. Ajo deklaroi se burri e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht dhe se ai po gjen arsye të rreme që të ndahet nga ajo.
Gjykata ka refuzuar t’i ndajë çiftin në fjalë duke mos e parë të përshtatshme arsyen e ndarjes.
Burri nga India është shprehur se gruaja të cilës nuk i është bërë publike emri kishte vendosur shami edhe ditën e martesës kështu që burri i saj nuk e kishte parë. “Kur e pashë për herë të parë kishte makeup në fytyrë. Pasi kalova 7 ditë me të, shkova jashtë qytetit për punë.
Kur u ktheva pashë që ajo kishte rritur mjekrën dhe kuptova që zëri i saj i ngjasonte një mashkulli” ndaj ai i ka kërkuar divorcin gruas pasi e ka zbuluar.
Personi tha se nuk e kishte parë gruan para ditës së dasmës pasi ajo mbante shami. Ai tregoi se nuk kishte folur kurrë me të pasi ceremonia e martesës ishte organizuar nga krushqit.