Ervin Salianji ka qenë një ndër më të egrit në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt, me qëllim arrestimin e tij.
Salianji ka replikuar disa herë ashpër edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani, duke kërkuar deri dhe arrestimin e Ramës.
Është ironike, por deputeti që ulëriste më shumë dhe i kërkonte llogari Dumanit, është i dënuar me një vit burg.
Dënim që ka mbetur peng në Gjykatën e Apelit, pasi Salianji çdo seancë shkon me deputetët e PD-së si badigardë, për t’iu bërë presion gjyqtarëve dhe për t’i trembur.
Salianji është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për inskenimin e çështjes “Babale”, por jo vetëm që nuk ka shkuar në burg, por tani kërkon burgosjen e të tjerëve, edhe pse për momentin nuk ka asnjë vendim gjykate si për të, por thjesht sa kanë nisur hetimet.
Madje kërkon arrestimin edhe të atyre, me të cilët deri dje pinte kafe.