Mazhoranca miratoi në parim projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor. Opozita kërkoi që projektligji të mos votohet, pasi ata pretendojnë se nuk kanë informacionin e duhur mbi këtë projektligj.
Ishte deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila i kërkoi relatorit të komisionit, Eduart Shalsit që të mos votohet ditën e sotme, pasi kërkojnë më shumë informacion nga qeveria për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhmen.