Arrestohet ish-kryebashkiaku i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci.
Mësohet se Tuci është arrestuar në Tiranë mbrëmjen e kaluar me urdhër të SPAK. Prokuroria e Posaçme e akuzon për shpërdorim detyre.
Po ashtu, në arrest shtëpie është lënë Ndoc Marku, ish-administrator i Njësisë Administrative Iballë, ndërsa detyrim paraqitje është vendosur për një fadromist.
Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Posaçme thuhet se është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m në Fushë-Arrëz, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.
Se çfarë dëmi i është bërë shtetit dhe me çfarë kompetencash GJKKO jep mandat SPAK për të arrestuar një ish të zgjedhur vendor sepse dikush qahet se qenka bërë një rrugue pa pritur që personi të hetohet të provohet dhe të gjykohet.
Ky është një precedent i rëndë i drejtësisë si bandë revanshiste që e ka kthyer gjykatën në mall në përdorim nga banditët e foltores. Ky kallzim është bërë nga kryetari i sapo ardhur i Foltores Hil Curri dhe GJKKO “fap” në burg kryetarin e larguar të socialistëve.
Tuci nuk përbën asnjë rrezik shoqëror tani është qytetar i thjesht dhe prova nuk mund të ndryshoi se rruga është aty. Kjo Bandue vazhdon hakmarrjen për reformën në drejtësi, sepse nuk harrojnë çfarë kanë hequr për të vërtetuar se sa të zot janë, për të fshehur plaçkën e vjedhur të korrupsionit të tyre në drejtësi. /Ekskluzive.al