Disa media raportojnë se pushteti i ri ekzekutiv tashmë është formuar në Mal të Zi.
Ndonëse rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare malazeze mund të priten vetëm në mesin e javës së ardhshme, disa media në atë vend pohojnë se pushteti i ri ekzekutiv tashmë është formuar me “Evropa Tani”, demokratët dhe përfaqësuesit e pakicave, të cilat do të përbëjnë shumicën parlamentare prej 41 deputetëve.
Kryeministër do të jetë Milojko Spajiç ndërsa zëvendëskryeministër do të jenë Branko Krvavac, Momo Koprivica, Ervin Ibrahimoviç dhe Nik Gjeloshaj.
Aleanca Shqiptare mori Ministrinë e Integrimeve Evropiane me kusht që Genca Nimanbeg të merrte atë post, në të kundërtën, ai departament do t’i përkasë një tjetër liste shqiptare – Forumit Shqiptar, e cila do të mbulojë edhe Ministrinë e Administratës Publike, ku do të qëndrojë Marash Dukaj.
Iniciativës Qytetare Kroate i është dhënë Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe atë post do ta mbajë Adrian Vuksanovic.
Qeveria e re pritet të ketë 22 ministri. Përveç kryeministrit, Evropa Tani pritet të merr edhe nëntë portofole të tjera që do t’i ndajë me partnerët e koalicionit nga lista zgjedhore.
Ekziston gjithashtu mundësia që SNP të hyjë në qeveri dhe departamenti për ta do të krijohet në një marrëveshje midis Evropa Tani, Demokratëve dhe Partisë Boshnjake.