Monika Kryemadhi, i bëri këtë thirrje SPAK: – Pas Ahmetajt, vazhdo me të tjerët duke ndjekur paratë. Por ndjekja e miliardave të saj, çon te ortakëria me oligarkët e Putin, te afera CEZ-DIA, te zhdukja e Eduard Belegut të kromit, te vilat, restorantet dhe hotelet që ka fshehur në emër të Bes Kallakut, Muharrem Berishës, Drini Kryemadhit e krushkut Nuri Peti…
Ditën që u publikua kërkesa e SPAK, për lejimin e arrestimit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, deputetja Monika Kryemadhi, denoncuese e Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, nxitoi të bënte rolin e politikanes së ndershme e të pa përlyer në korrupsion.
Monika Kryemadhi, bashkëshorte dhe bashkëpunëtore e Ilir Metës në aferat korruptive, trafiqet, kontrabandën dhe vjedhjet rekord; i bëri këtë thirrje SPAK:- Pas Ahmetajt, vazhdo dhe me të tjerët, duke zbatuar parimin: “Follow the Money” (Ndiq paratë!), por mos harro Ramën e Veliajn.
Më troç, kuptimi i kësaj thirrjeje që bëri Monika, është ky: Krye hajduti e quan veten të pastër, dhe kërkon gjurmimin e vjedhjeve të hajdutëve të tjerë dhe arrestimin e tyre.
Në fakt, edhe Lefter Koka, nga milionat që përlante me tenderë, ankande koncesione, kontrata qiraje, punësime e licenca, i jepte pjesën familjes Meta-Kryemadhi sipas pazarit që kishin bërë, ndërsa Alqi Bllako u dorëzonte 90% të vjedhjeve e madje ua çonte me thes në Lalz.
Nëse SPAK do ndjek gjurmët e parave të vjedhura prej Kokës e Bllakos, por dhe prej Petrit Vasilit, Haxhinastos e Panaritit, do arrijë te pasuritë dhe llogaritë e çiftit Meta Kryemadhi.
“Pamfleti” ka informacione nga Byroja Kombëtare e Hetimit, se referuar të dhënave që kanë dërguar agjencitë partnere të gjurmimit ndërkombëtar të anti-krimit financiar; ndaj Ilir Metës e Monika Kryemadhit ka filluar operacioni “Follow the Money”; pra, po ndjekin gjithë historikun e lëvizjes parave e këmbimeve me klering që ka bërë kjo familje mafioze.
Është guxim, që Monika e zhytur në krime financiare vetë nëpërmjet burrit në trafiqe droge e biznese ilegale me oligarkët rusë, i bëri thirrje SPAK-ut, të zbatojë parimin anti-krim: “Ndiq paratë” për të vërtetuar aktet e vjedhjeve, trafiqeve, kontrabandës e korrupsionit.
P.sh., nëse ndiqen milionat nga shitja dhe qiratë e pallatit të Monikës të Dogana në Tiranë, do zbulohet vjedhja e truallit dhe financimi i tij, nga miliardat që vidhte Iliri kur ishte kryeministër.
Te korrupsioni dhe vjedhjet e Ilir Metës, të çon ndjekja e parave të ndërtimit të vilës në Lalz, të vilës “Dublex” në qendër të Tiranës, të apartamenteve te Kodra e Diellit, të 3 pallateve “Balili” në Sarandë dhe 4 pallateve me nga 8 apartamente plazhi në Dhërmi.
Te aferat dhe pastrimi i parave nga Ilir Meta e trafiqet nga Monika Kryemadhi, të çojnë paratë e operacioneve plastike, lobimeve, shpenzimeve për studime e jetë luksi të 3 fëmijëve në Londër.
Ndjekja e parave, çon te ortakëria që Monika ka me oligarkët e Putinit, por dhe shpenzimet për pushimet luksoze jashtë shtetit, vilat, restorantet e hotelet që kanë fshehur në emër të Bes Kallakut, Muharrem Berishës, Drini Kryemadhit e krushkut Nuri Peti.
Më 22 shkurt, Ilir Meta u thirr në SPAK për aferën CEZ-DIA, por nëse ndiqen paratë që ka qarkulluar Kastriot Ismailaj, gjurmët do çojnë te Ilir Meta, madje dhe te autorësia e vdekjes së befasishme të dy dëshmitarëve: ambasadorit Qazim Tepshi e drejtorit Zamir Stefani./Pamfleti