Ish Deputeti socialist që u bë demokrat, polici Asllan Dogjani, ka kërkuar nga qytetarët që të mblidhen në proteste, kundër legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor.
Sipas tij, lënda narkotike është e dëmshme për rininë shqiptare dhe çdo prind që e ka hasur këtë problematikë, duhet të mblidhet përpara Parlamentit, për të protestuar.
Sipas Dogjanit, shteti nuk e ka aftësinë për të mbajtur nën kontroll të tillë sipërmarrje.
“Ka mijëra familje që vuajnë sepse fëmijët e tyre përdorin drogë. Ka shqiptarë që për shkak të përdorimit të drogërave kanë përfunduar në çmendinë.
Ju bëj edhe njëherë thirrje që të mblidhemi të enjten para Parlamentit të mos e lejojmë këtë ligj”, përmbylli deputeti demokrat fjalën e tij.
Teksa, vetë projektligji, ka kaluar me votat e shumicës në Komisionin e Ligjeve, ku ra në sy fakti se kanë abstenuar dy deputetët socialistë të kastës së vjetër, Paneli Majko dhe Fatmir Xhafa.