Kuvendi i Shqipërisë i hapi sot (14 korrik 2023) rrugë arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Në seancën e posaçme plenare, 117 deputetë votuan pro kërkesës së SPAK, duke e autorizuar të vijojë procedurën për arrestimin e Ahmetajt dhe lejimin e kontrollit të banesës.
Surpriza ishin 3 ligjvënësit e opozitës, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Fatmir Mediu, të cilët abstenuan dhe braktisja e seancës nga tre deputetët e PL me në krye Monikën.
Ish zv kryeministri Arben Ahmetaj nuk ishte i pranishëm në Kuvend ndërsa pak para se Kuvendi të mblidhej përmes një mesazhi të postuar në rrjetet sociale shkruante “Luigjit të 16 iu dha 4 ditë kohë para se t’i pritej koka, mua as 24 orë! Dikush më tha ‘të duan në burg’
Vetë Rama nuk mbajti asnjë fjalim në Kuvend. U paraqit në seancë por në momentin kur në foltore shkoi Sali Berisha, Rama doli jashtë duke mos dëgjuar as fjalën e Berishës dhe as të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi në foltore, por u paraqit vetëm për votim.
Ndërkohë përmes një njoftimi në twitter deklaroi se do të dilte para opinionit publik për të dhënë qëndrimin e tij sot pasdite ora 18:30.