Intervista e publikuar orët e fundit nga Dele Alli për Gary Lineker vazhdon të shkaktojë bujë. Gjatë përballjes së tij me sulmuesin historik anglez, ish-mesfushori i Tottenham dhe Everton u shpreh për problemet e shëndetit mendor që kishte vitet e fundit, lidhur me karrierën e tij si futbollist.
Leonardo Bonucci mori anën në mbrojtje të Alli, duke e analizuar çështjen në fjalë nga këndvështrimi i tij. Përmes një postimi në Instagram, Bonucci ka ndarë deklaratat e Dele Alli, duke shprehur mendimin e tij për temën e shëndetit mendor në lidhje me futbollistët:
“Kur doni të kritikoni, gjykoni apo ofendoni një person, merrni edhe disa sekonda përpara se të hapni gojën. Secili person fsheh dobësi, frikë dhe trauma. Forca Dele, ji krenar për veten dhe bëhu frymëzim për të tjerët”.
Dele Alli trondit me zbulimin: Jam abuzuar sek*ualisht 6 vjeç, shisja dro*ë në moshën 8-vjeçare