Përveç bukurive të natyrës, Shishtaveci njihet edhe për prodhimin e patates, cilësia dhe kualiteti i të cilës bëjnë diferencën për këtë produkt bujqësor.
Por si në shumë raste të tjera, edhe këtij produkti i ka ardhur dita të cilësohet se si ka mbetur vetëm emri. Pasi çdo vit që kalon ul ndjeshëm prodhimin e patates së Shishtavecit.
Fermerët e kësaj zone shprehen se këtë vit prodhimi i patates së Shishtavecit rrezikon të jetë në nivele mjaft të ulëta. Shkaqet janë disa, që nga kushtet klimatike, mungesa e shërbimeve për shkak të rritjes së kostove e deri tek mungesa e personave të aftë për punë.
Sikur të mos mjaftonin këto, këtyre fermerëve po iu sjellin dëme në kulturat bujqësore edhe kafshët siç është derri i egër
Vitet e fundit sasia e prodhimit të patates në Kukës ka njohur një tkurrje shumë të madhe, sa edhe tregu i qytetit po furnizohet me patate të importuar, ndërsa çmimi i saj është dyfishuar nga 50 lek para një viti në 100 lek sot.