Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi pas një aksidenti rrugor.
Sipas mediave të huaja, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00, në autostradën Serron-Dramë.
“Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit por bëhet me dije se mjeti që drejtohej nga 39-vjeçari është përplasur me një kamion që udhëtonte në drejtim të kundërt.”Konkretisht, siç u përmend dje rreth orës 15.45, në kilometrin e 27 të rrugës nacionale Serron – Dramë, I.X.E. makina e drejtuar nga një 39-vjeçar shqiptar është përplasur me D.X. kamion i drejtuar nga një shtetas 53-vjeçar, me pasojë plagosjen me vdekje të drejtuesit të mjetit 39-vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Shqiptari u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.