Zelimkhan Abakarov është fituesi i medaljes së artë për Shqipërinë në mundje.
Gjatë turneut “Polyak Imre & Varga Janos Memoria” që po zhvillohet në Hungari, çeçeni i natyralizuar si shqiptar ia doli të marrë medalje ari në peshën deri në 61 kilogramë.
Abakarov mposhti në finale Osimzhan Dastanbek. Përballja finale nuk u diskutua nga sportisti që mbron ngjyrat kuqezi, teksa dominoi kundërshtarin në tapet.
Sportisti kuqezi në provën gjenerale para Botërorit të Serbisë që zhvillohet pak javë më vonë, ia doli të marrë medalje të artë, teksa në Serbi pret të marrë pikë edhe për në Olimpiadën “Paris 2024”.
Sportisti tjetër që përfaqësoi Shqipërinë në këtë event, Islam Dudaev siguroi medaljen e bronztë në peshën deri 65 kilogramë në stilin e lirë të mundjes.