Megjithatë dy personazhet u duk sikur bënë paqe, teksa ndanë rolet e tyre në film. Por duket se e vërteta është komplet ndryshe.
Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës ka vijuar edhe në shesh xhirim.
Dy protagonistët, janë shfaqur shpesh herë nervoz ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastës së aktorëve
Pas skenave të nxehta, Luizi dhe Olta shkëpusin çdo raport, paraskenat e sherrit gjatë xhirimit të filmitOlta Gixhari dhe Luiz Ejlli
E gjithë vëmendja e publikut është te filmi që Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë duke xhiruar aktualisht. Që pas përfundimit të “Big Brother”, dy protagonistët bashkuan forcat për të sjellë një film dramë-romancë.
“Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre. Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa gatisin letrat e divorcit, një ftesë iu vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje.