Jo vetëm nuk e priti në Prishtinë, por Albin Kurti nuk ka konfirmuar nëse do të pranojë ftesën e Edi Ramës për të qenë në Tiranë, në takimin me 6 liderët e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nesër në Tiranë.
4 lideret të shteteve të tjera, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin me Ramen ne Tirane. Lideret e vendeve te Rajonit do të drekojnë së bashku me Ramën dhe komisioneri Varhley në ‘Vilën 30’, mesditën e së hënës, në një takim informal ku do të diskutohet për nismen e “Procesit të Berlinit”.
Per shkak të prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë e Kosovës, Albin Kurti momentalisht ka ikur drejt Greqisë ku po merr pjese në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.
Mbledhja e radhës e “Procesit te Berlinit” do të zhvillohet në mesin e Tetorit në Tiranë, ndaj kryeministri Edi Rama ka vendosur të diskutojë paraprakisht me të gjithë vendet që janë pjesë e kesaj iniciative rajonale.