Më 31 janar të gjithë duhet t’i mbajmë sytë nga qielli. Super hëna blu do të shfaqet dhe do të japë një spektakël për të gjithë njerëzit.
Kjo hënë do të jetë e 2-ta e serisë së “super henës” dhe ky fenomen ndodh kur hëna është shumë më afër tokës se zakonisht.
Kjo është hëna e dytë e plotë për muajin janar, dhe njihet me emrin “hëna blu”.
Kjo hënë do të kalojë në sipërfaqen e tokës, duke i dhënë njerëzve spektaklin e eklipsit hënor, edhe pse quhet hëna blu, falë këtij fenomeni në sytë e publikut do të kemi pamjen e asaj që njihet me emrin “hëna e gjakosur”.
NASA i fton të gjithë njerëzit të mos e humbasin këtë event, por të sigurohen që të marrin pamjen e duhur.