Për herë të parë, këtë vit të gjithë maturantët që do të aplikojnë nga data 29 Korrik deri në 3 Gusht për në universitet dhe do të zgjedhin degën e Mjekësisë, do i nënshtrohen testimit të pranimit të formatizuar të përgatitur nga ekspertë të universitetit të Kembrixh.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata thotë se maturanti do të marrë përgjigjen direkt në përfundim të testimit. Testimit do i nënshtrohen edhe aplikantët nga trojet, por këta të fundit do e kryejnë atë në Shtator.
Gjata thotë se vitin tjetër do të shihet mundësia e rritjes së pëshes specifike të testimit, mbi 30 % që është këtë vit. Këtë vit në Universitetin e Mjekësisë janë 450 kuota pranimi. Nga ana tjetër afro 11 mijë maturantë këtë vit kanë aplikuar për të vazhduar studimet jashtë Shqipërisë. Njohësit e këtij fenomeni thonë se në lojë janë shumë arsye.
Ndaj zgjidhjet për mbajtjen e të rinjve brenda vendit, shihet tek reformat arsimore, punësimi i garantuar dhe paga. Nga rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin, 10 mijë e 873 prej tyre kanë aplikuar për studime jashtë vendit. Shifra tregon se1/3 e maturantëve kanë plotësuar formularin A1 dhe kanë zgjedhur opsionin Aplikon për jashtë “Po”.
Vetë maturantët më herët janë shprehur se mundësitë e shtumta të punësimit dhe cilësia e zhvillimit dhe formimit të tyre professional në vendet perëndimore
I nxisin ato drejt braktisjes së vendit të tyre, pa ditur nëse do të kthehen më. Një nga shtysat për vendimin, sipas sociologes Entela Binjaku, janë prindërit që kërkojnë më shumë për fëmijët e tyre cilësi në mësimdhënie.
“Zgjidhjet e problemit, pedagogu I shkencave Pirro Prifti e shikon tek reformimi në sistemin e pagave dhe kontrata të menjëhershme punësimi pas studimeve. Prifti merr si shembull rastin e studentëve të mjekësisë”, tha sociologia Entela Binjaku.