Urgjentisht kësaj popullsie duhet t’i jepen të drejtat e saj.
Ajo duhet të votoje e marrë pjese aktive në jetën politike të vendit dhe jo të trajtohet vetëm si një tufe njerëzish të denjë vetem për të paguar reminitancat.
Vendi i përket çdo shqiptari dhe kjo gjë duhet të gjeje zbatim edhe ligjërisht.
Nga Romeo Karaj
Dikur kemi emigruar në Lindje, ndërsa sot në Perëndim.
Realiteti është se shumica e popullit shqiptar jeton jashtë kufijve të Shqipërisë.
Shqipëria duhej të ishte trungu ushqyes i këtyre degeve të popullsise, por meskiniteti i përjetshëm i qeverive shqiptare, gjithmonë është kujdesur ta mbaje larg pjesen më të madhe të popullsise nga të drejtat e saj ne lidhje me fatet e vendit.
Nëse do te ishte menaxhuar me drejtësi, patriotizem dhe kushtetueshmerisht, kjo pjese e popullsise, me siguri që fati i Shqipërise, do te ishte i ndryshem sot. Ne menyre absurde, pjesa me vitale e popullsise, është perjashtuar nga vendimmarrja, votimi dhe te drejtat, qe ia ka dhene Zoti dhe Kushtetuta. Pas emigrimit, ata janë trajtuar si te huaj te padeshiruar dhe pa të drejta.
Ështe i pafalshem moslejimi i kesaj pjese te popullsise, për të votuar per fatin e tyre dhe te vendit te tyre. Jo rastësisht figura me vlera boterore te kesaj pjese te popullsise, nuk permenden apo lihen ne harrese ne Atdheun e tyre.
Shume pak e dinë se Ernesto Sabato ishte arbersh, se Karl Gega dhe De Niro jane shqiptarë apo se avokati me i madh i çeshtjes shqiptare këto 30 vitet e fundit ka qenë ish kongresmeni amerikan me origjine arbereshe Joe Dioguardi.
Ky vend, gjithmone në tkurrje fizike dhe rënie shpirterore, ka sot nevoje me teper se kurre, për energjine dhe kontributin e te gjithe popullit te tij. Populli shqiptar është një koncept shumë me i madh se vetë koncepti Shqiperi.
Urgjentisht kësaj popullsie duhet t’i jepen të drejtat e saj.
Ajo duhet te votoje e marre pjese aktive ne jeten politike te vendit dhe jo te trajtohet vetem si nje tufe njerëzish te denje vetem për te paguar reminitancat.
Vendi i perket çdo shqiptari dhe kjo gje duhet te gjeje zbatim edhe ligjerisht.
Kjo temë mendoj të trajtohet nga të gjithë në panderprerje, derisa të bëhet realitet integrimi i të gjithë popullsisë në jetën e vendit.