Sali Berisha është shprehur se populli duhet të ngrihet në revoltë popullore për të përmbysur Edi Ramën. Por ky i marrë, që shëtit i pa dënuar, i lirë mund të jetë vetëm në një vend si Shqipëria, që nuk e di askush se çfarë është drejtësia dhe për kë është. Janë dhjetra raste, kur ky politikan ka bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë me dhunë.
Thirrje të bëra kudo, në turma, protesta apo dhe në foltoren e parlamentit . Por, çuditërisht askush nuk merret më me të. Mirëpo ky plak, që duhet të kishte ndaluar së foluri me ligj, ato që thotë i ka organizuar, bile populli e ka rrëzuar nga pushteti dhe ai bëri grushtin e shtetit të 14 shtatorit duke vrarë Azem Hajdarin, për ta përdorur si kauzë dhe duke shpëtuar karrigen e tij, nga rreziku që i kanosej nga Hajdari.
Ndaj ligji duhet të veproj ose të mbyllen në psikiatri ose në burg sipas kodit penal, nëse ky vend ka ligj dhe quhet shtet.
Ja thirrja e tij në Facebook duke përmendur krimet e veta , por duke i’a ngarkuar Edi Ramës:
“O sot o kurre duhet te permbysim Edvin Kristaq Rames, Jorgo Zografin e dyte!
Ky antishqiptar, kriminel pa atdhe per karrigen e tij eshte gati te beje gjithçka:
Te shes detin!
Te shes token!
Te pranoj qindra mijera ish terroriste te ISIS ne Shqiperi!
Te perze nga Shqiperia rinine, te ardhmen e saj!
O sot o kurre duhet te ngrihemi dhe te shporrim kete kalbesire, Jorgo Zograf te dyte nga sundimi shitja e Shqiperise, interesave jetike, vetiake dhe kombetare te shqiptareve!/Ekskluzive.al