Për Zotin Hajdut nuk u bë rekurs dhe ai jeton i pafajshëm. Prokurorja 1? Edhe ajo jeton e lumtur në carriers
Anila Hoxha
E kemi lënë tek vettingu..
Shembulli 3 !
Kallzimi i shtetases A.
Shtetasja A u kthye nga Italia për të shitur apartamentin e saj. Banesa ndodhej përballë 2 Kitarave në qytetin bregdetar. Nxorri njoftimin në një gazetë, shitje banese 3+1 , Kati 5. Shtetasi B, i moshës 65 vjeç nga Fushë Kruja, e lexoi gazetën dhe u shfaq i interesuar për blerjen. Këtë shtetas të dashur vetingar me poshtë po e quajmë Zoti Hajdut. Duke kontrolluar shtëpi që shiteshin ai më pas i vidhte me sukses. Pasi kontrollon shtëpine “që do të blinte ” I kërkon të zonjës së shtëpise një kafe se nuk po ndjehej mirë. Gjatë kësaj kohe zoti hajdut ” kontrolloi” shtëpinë me shpejtësi dhe mundi të vjedhë në një sirtar 5 mije euro. Tre orë më pas shtetësja A. telefonoi policine
Hetimi
Pas gjetjes së gjurmëve papilare, policia arrestoi hajdutin. Gruaja e identifikoi gjatë paraqitjes për njohjen. Akuza që ju ngrit nga prokurorja e nderuar,po e quajmë prokurorja 1, ishte për vjedhje, por pas një muaji zoti hajdut na doli se kishte punuar mobilier, në një mobileri pa nipt. Ishte e njejta mobileri që kishte arreduar banesen e vjedhur disa muaj para ngjarjes. Mendje prej avokati , se si mund të gjendeshin këto gjurmë pas pesë muajsh në banesë, këte vetëm prokurorja e këtij qytetit bregdetar e di.
Prapaskenat
Prokuroria pas hetimit të thelluar e pushoi hetimin. Fatmirësisht prokurorja e ka burrin shumë të besuar e të afirmuar për biznesin. Burri i saj takoi familjarët e “Zotit Hajdut” dhe ata e qerasën me 20 mijë euro. Çeshtja u pushua prej zonjës prokurore të qytetit bregdetar . Policia u ankua për këtë skandal dhe drejtuesi i ri i asaj kohe shfuqizoi çështjen dhe la detyra për hetime të metejshme. Zonja prokurore dha doreheqjen . Kuptohet që lekët nuk i ktheu. Dosjen e mori një prokurore tjetër nga Skrapari. Hall i madh i ra hajdutit dhe avokatit. Kjo e dyta nuk merrte leke.
E hetoi hajdutin dhe kërkoi 2 vjet e gjysëm burgim. Gjykata e shkallës së parë e dënoi me 2 vjet burgim. Ne këto kushte avokatët e zgjidhen çeshtjen në gjykatën e apelit, për çdo njërin nga gjyqtarët u dhanë 10 mije euro. Apeli shpalli pafajësi pikërisht në kohen kur Zoti Hajdut ishte në kërkim, sepse sapo ia pushoi çështjen prokurorja 1, ai u lirua dhe u arrays.
Për Zotin Hajdut nuk u be rekurs dhe ai jeton i pafajshem. Prokurorja 1? Edhe ajo jeton e lumtur në karrierë.
Avokati? Edhe ai me karriere brilante.