Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj është i shtruar në spital, pasi një ditë më parë pësoi ishemi cerebrale.
Në një foto të publikuar nga disa media, deputeti duket në gjendje të mirë, këtë e tregon edhe gjesti i tij më dorën ngritur duke përshëndetur ata që u shqetësuan për shëndetin e tij.
Mjekët e QSUT thanë se deputeti është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht vështirësive që kaloi gjatë orëve të fundit.
Lajmin për gjendjen shëndetësore të Stërkajt e dha vetë kryeministri Edi Rama një ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë lutej që deputeti Stërkaj ta përballonte si kampion këtë provë të vështirë pas kësaj befasie shëndetësore.