Liqeni i Shkodrës brenda dy vitesh do të marrë një fytyrë tjetër nga ajo që ka në ditët e sotme dhe mund të kthehet në një pikë të rëndësishme turistike për vendin. Projektin për transformimin e bregut perëndimor të liqenit e ka publikuar Kryeministri Edi Rama sot.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë projekt që brenda 18 muajsh, do të transformojë bregun perëndimor të Liqenit të Shkodrës nga një krah i paralizuar e i degraduar prej dekadash, në një tjetër perlë turistike të Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur ”- shkruan Rama.
MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë projekt që brenda 18 muajsh, do të transformojë bregun perëndimor të Liqenit të Shkodrës nga një krah i paralizuar e i degraduar prej dekadash, në një tjetër perlë turistike të Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur😉
Posted by Edi Rama on Wednesday, June 20, 2018