Kompania Integrated Energy B.V u themelua në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë, ka faturuar qytetarët shqiptarë në mënyra të ndryshme, përfshirë përmes sistemit fiskal për qeverinë apo përmes tarifave të detyrueshme për depozitim mbetjesh.
Të dhënat e bilancit të kompanisë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se mes viteve 2017 dhe 2021, qytetarët i paguan Integrated Energy BV së paku 7.9 miliardë lekë në formën e tarifave koncesionare dhe tarifave të shërbimit të depozitimit pastrimit dhe trajtimit të mbetjeve.
Në vitin 2021, të ardhurat e kompanisë arritën në 2.6 miliardë lekë. Bilanci i vitit 2022 nuk është depozituar deri më tani në QKB, por të dhënat e pagesave të thesarit të buxhetit të shtetit tregojnë se nga 1 janari 2022 deri më sot, kompania ka përfituar edhe 2 miliardë lekë të tjera në saj të punës së kryer pastrimin e Tiranës dhe Durrësit.
Duke marrë parasysh këtë, dhe të ardhura të tjera që kompania faturon për depozitimet, deri në kohën e sekuestrimit në gusht 2023 këto fitime nuk do merren por pagesat për shërbimet e konsumuara do administrohen nga shteti.
Sekuestro preventive nuk i jep asnje tagër SPAK të ndërhyj në aktivitetin e kompanisë, i cili nuk ndërpritet por do administrohet nga shteti, deri në momentin e një vendimi të formës së prerë. Mirëpo Monika Kryemdhi, Ilir Meta , Sali Berisha e ishat e tjerë shikojnë në ëndërr në sirtarët e tyre të mbushur me krime… mbetjen e Tiranës nën pushtetin e plehrave, një ëndërra që mendojnë se e kanë realizuar me anë të hale SPAK, që vazhdon ti ledhatoi këta kriminel shumëngjyrësh.
Tirana do pastrohet dhe ata njerëz që punojnë ditë e natë do paguhen, si më parë dhe askush nuk do jetë viktimë e kësaj histori qesharak, që shumë shpejt do i dali fundi dhe do djeg mjaftë kriminel që nga ata që e iniciuan edhe ata qëe sajuan, por edhe ato që do e përfundojnë duke u sherbyer qellimeve të errta antishtet.
Opozita dhe zarët e saj po “çajnë” lodrat për Landfildin e Tiranës: Asgjë s’ka ndodhur! Tirana do pastrohet, asetet e kompanisë do administrohen nga (AAPSK) Agjensia shtetërore e pronave të sekuestruar /Ekskluzive.al