Kujtojmë se prej kohësh seancat e Kuvendit nuk janë zhvilluar si normalisht, pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe kanë vijuar të flasin, ndërsa nuk kanë kursyer akuzat për kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij, që sipas tyre janë të lidhur me krimin.
Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur sot seanca plenare e Kuvendit, ku është parashikuar që të diskutohen një sërë projektligjesh.
Në një kohë kur parashikohet që në sallën e Kuvendit të jetë e njëjta klimë, si ajo e herëve të kaluarave, mësohet se deputetët e PD-së nuk kanë shkuar ende në seancë. mëson se aktualisht në selinë e PD po mbahet mbledhja e grupit, dhe më pas deputetët, bashkë me liderin e tyre, Lulzim Bashën, do të shkojnë në Kuvend.
Lulzim Basha si komandant çete po i armatos trimat me vezë miell dhe pse jo me pak stimulus force për tu dukur trima dhe për të bërë shfaqjen e radhës të xhiruar nga kameramani Strazimir. Këto shfaqje mezi i presin shqiptarët për tu tallur me këtë opozitë që është kthyer në një OJQ pa status