Ish-deputetja seksi e PD-së, Arbjola Halimi ka treguar në Facebook shqetësimin e saj sepse nuk po rikthehet dot në vendin e punës që ka mbajtur para se të bëhej deputete.
Ajo pasi mësoi se nuk u bë pjesë e listave të zgjedhjeve të 25 qershorit, ju drejtua Rektorit të Universitetit të Elbasanit, për të gjetur punë si pedagoge.
Halimi ka ironizuar edhe liderin demokrat Lulzim Basha për mungesën e mbështetjes së saj tani që nuk është më deputete.
“Absurdi. Shpall vend te lire pune ne vendin ku duhet te kthehesha une…!
Zgjohu o milet kam qene a skam qene deputet .
Gjithsesi nuk dorezohem.
Nuk eshte me gare per vendin e punes ( te cilin ma ka neveritur) por se po u dorezova une, e mbrojtur me ligj te vecante, me status te vecante, cfare i bie te behet me njeriun e thjeshte?!
Flm o Lideri im qe me dole gjithe ky trim. Heshtja jote kumbon edhe aty ne mergim,” nënvizon Halimi.(TemA)