Një modele 28-vjeçare u gjend e masakruar në Oregon të SHBA-ve. Trupi i pa jetë I Sara Zghoul u gjet të enjten në mbrëmje i ndarë nga koka dhe i futur në dy valixhe në brendësi të bagazhit të një makine tip BMW të zezë, e parkuar në një rrugë rezidenciale në Aloha, në Oregon të SHBA-ve.
Vrasësi është arrestuar, por arsyet e krimit mbeten akoma mister.Sipas mediave amerikane, i dyshuari është përpjekur ta vrasë, duke i prerë fytin dhe duart.
Gjatë hetimeve, agjentët kanë identifikuar autorin e dyshuar: pak pas orës 23:00, policia e Beavertonit e ka lokalizuar pranë Southwest Murray Boulevard dhe Southwest Teal Boulevard, duke e ndaluar.
Identiteti i tij lexohet në një komunikatë, do të bëhet i ditur në një moment të dytë. Por mbetet për t’u kuptuar çfarë e ka shtyrë autorin të kryejë një vrasje kaq makabre. Sara, lë pas një djalë të vogël.