Koncesion mjekësor, apo “fole” abuzimesh?
10 pyetje Spitalit (H)amerikan që ka pushtuar mjedise e gëlltit miliona nga buxheti mjekësor i shqiptarëve
- Si u “kurorëzua” Kontrata Koncesionare antiligjote që zhvati 60% të Spitalit të Traumës (Ushtarak)-Tiranë dhe pse mbahet e fshehtë kontrata origjinale prej jush dhe drejtuesve të spitalit?
- Sa detyrime financiare ka shoqëria private “Spitali Amerikan” dhe arkëtohen këto në buxhetin e shtetit, kush i menaxhon lekët e qirave, dhe në cilin llogari bankare shkojnë?
- Sa është kontrata vjetore e qirasë së pjesës, që ka marrë me koncesion shoqëria private “Spitali Amerikan”?
- A ka detyrime shoqëria private “Spitali Amerikan”, për të trajtuar pacientë shqiptarë falas dhe në çfarë përqindje?
- A financohet shoqëria private “Spitali Amerikan”, me fonde ilegale shtetërore nga ministria e Shëndetësisë, për shërbimet ndaj pacientëve shqiptarë dhe sa?
- Sa metër katrorë sipërfaqe ndërtimi dhe sa territor total, ka të përcaktuar në kontratën e qirasë shoqëria private “Spitali Amerikan”, dhe sa ka zaptuar realisht?
- A ka bilance financiare vjetore ky koncesion, që sipas ligjit raportohen në Ministrinë e Shëndetësië e të Ekonomi-Financës dhe sa herë raportohet në institucionet përkatëse, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë?
- A ka bilance kontrolli, për shoqërinë private “Spitali Amerikan”, prej tatimeve për detyrimet fiskale?
- A e zbaton ligjin për mjekësinë shqiptare, shoqëria private “Spitali Amerikan”?
- Përse lejohet ky spital, të rrthoj me gardh edhe territore, jashtë sipërfaqes së përcaktuar në kontratën koncesionare?/Pamfleti