Prej disa ditësh debati për shembjen e Teatrit Kombëtar ka zgjuar konflikte edhe mes aktorëve, të cilët janë përballur me njëri- tjetrin me mendimet e tyre pro dhe kundra.
Një situatë aspak e këndshme, që ka kaluar në ofendime personale ka lindur sot mes dy aktorëve të njohur shqiptarë, Arben Derhemi dhe Laert Vasili.
Ky i fundit ishte i ftuar mëngjesin e ditës së sotme në emisionin “Kafe In” të diskutonte në lidhje me prishjen e teatrit.
Gjatë kësaj kohe Arben Derhemi ka ndërhyrë në emision përmes një telefonate për t’u përballur me kolegun e tij, Laertin.