Futbolli, magjia, emocione… Argjentina dhe Kroacia na dhuruan një nga ndeshjet më të bukura të këtij Botërori. Ekipi kroat i udhëhequr nga Luca Modriç masakroi skuadrën e Argjentinës me rezultatin 0-3. Kroacia siguron kualifikimin në grupin tjetër me një superfitore, ndërsa Messi me shok përgatisin valixhet për pushime.
Minuta e 53-të ishte një moment skandaloz për ekipin e Argjentinës. Skuadra e Messit gaboi në mbrojtje duke i falur Kroacisë golin. Portieri Kabajero gabon rëndë, pasi topi i kthyer pas nga mbrojtësit nuk shkelmohet si duhet dhe ia jep sulmuesit Rebic në këmbë, ky i fundit e gjuan fluturimthi duke e dërguar në rrjetë.
Mozarti” i futbollit, Luca Modric, dërgon në shtëpi Argjentinën dhe kualifikon Kroacinë e tij në fazën tjetër pas golit të shënuar në minutën e 80-të. Lojtari i Real Madrid-it merr një top mjaft të mirë jashtë zonës, i pangacmuar nga askush luan me topin në këmbë, krijon hapësirën dhe lëshon goditjen e tij plot helm. Portieri Kabajero hidhet me vonesë dhe arrin vetëm ta prekë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Kroacia shënon me Rakiticin golin e tretë dhe final. Ekipi kroat fillon dhe bën kuadrat në zonën e Argjentinës. Çfarë perle!
Argjentina – Kroacia 0-3
Shënues: Rebic 53′, Modriç 80′, Rakitiç 90’+1′
Argjentina: Kabajero; Merkado, Otamendi, Taljafiko; Akunja, Masçerano, Perez, Salvio; Aguero, Mesi, Meza, Pavon.
Kroacia: Subashiç; Vrsaljko, Strinic, Lovren, Vida; Rakitiç, Brozoviç; Modriç, Perisiç, Rebiç; Manxhukiç.