Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, sqaron opinionin publik grek se në negociatat me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati nuk është diskutuar për çështjen Çame.
Në përgjigjen zyrtare që i ka kthyer sot opozitës greke rreth bisedimeve shqiptaro-greke, Kotzias deklaron se gjatë bisedimeve me palën shqiptare nuk është negociuar për çështjen Çame.
Bushati dhe Kotzias kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh, në Kretë në nëntor 2017 dhe në qytetin e Korçës javën e kaluar.