Po përdor termin udhëheqës në gjermanisht, jo për të bërë krahësime të pa dobishme sot me ato të luftës së dytë botërore! Por se me këtë emër një njeri i vetëm tërhoqi rrëshqanë një shoqëri që pastaj u rrokullis bashkë me të. E çfarë shoqërie? Gjermanen…..?
Ai nuk ishte i vetëm dhe nuk u eksportua nga Marsi! Ai kishte dhe shokë, u fut në lojën e demokracisë dhe pastaj e kërcënoi atë dhe përveç se mbyti demokracinë varrosi dhe mendimin rebelues dhe atë përballës së shoqërisë gjermane. Krahas atij, aty ishte dhe shoqëria nga doli ai. Dux apo Duçe e quajtën Italianët një të tillë. Po ashtu dhe Enveri në Shqipëri apo dhe Maoceduni në Kinë! Imituesit e Stalinit në BS.
Tito në Jugosllavi dhe Pol Poti në Kamboxhia apo Hoshiminin në Vietnam apo Kastro në Kubë apo Pinoçet në Kili apo dhe Suharto e Sadam Hysein apo dhe Gedafi në Libi. Asnjë prej tyre nuk ishte i pa shkolluar dhe as më injorant ( pa ditur) se populli apo shoqëria që dolën. Përkundrazi dikush ishte super i shkolluar. Kjo është retorikë e vjetër që po bëj, por nuk më rezulton se ato shoqëri që pollën të tillë monstra nuk mund të dilnin pa lagur.
As sot kur del ndonjë tip që bën luftë si Putin nuk mund të thuash se ajo shoqëri që e ka mbi kokë është kaq – e pa fajshme. E dimë tani që faji i madh ashtë aty te shoqëritë që kultivojnë dhe mbajnë të tillë tiranë dhe gjakprishur e gjakbërës. Gjithsesi nuk dua të krahësoj me të tillë tipa atë që më duhet të shkruaj sot si tipa të shoqërisë dhe sipër saj. Por ne në rrugë nuk kemi Sali Berishën dhe Ramën apo Nanon dhe Bashën apo dhe të tjerë emra të përmëndur të politikës. Jo jo, kemi shoqërinë e tyre, atë që ata kanë marrë përsipër të drejtojnë ose udhëheqin ( fyhrer) menjëfjalë.
Nuk i kemi as në rradhë dhe trafik as në biletari as në çadra nën diell dhe as si komshi apo as si nëpunës zyre, as si mjek lagje dhe as si drejtor në bashki apo ministri, as si kalimtar në këmbë dhe as si me biçikletë dhe as si në trotuar me karrike klubi dhe as si polic që vendos gjobë, pse i kanë thënë mbush planin, as mësuese që nuk mban dot fëmijët e saj dhe jo më një klasë me fëmijë, as edukatore çerdheje dhe as punëtor bashkie në kanal dhe as fqinj që të zë ballkonin me makinë apo të hap asfaltin përpara derës dhe as batakçi zyre që të merr pronën dhe as taksidar që do nën dorë lek për taksën që ti nuk do të paguash në shtet dhe as kamarierin që vonohet dhe çon zërin e radios, ku nuk mban me muzikë furgonash dhe as hajdut xhepash që ikën vrap dhe pse në portofolin që të ka vjedhur ka vetëm kartën e identitetit, sepse lekët kanë mbaruar! Jo mor nuk janë Sali Berisha dhe Rama por jemi ne me njëri tjetrin.
Ata thjesht na drejtojnë ose i kemi zgjedhur të na udhëheqin. Nuk më pengon Berisha që shaj përditë apo Rama më pak! Jo asnjëri prej tyre, biles në bisedë me to do të isha komod, sepse janë më të zgjuar dhe lexuar se shoqëria që drejtojnë. Absolutisht po, por…?! Por shoqëria vetë është si mos më keq. E zhytur në vese dhe në luftë moderne klasore në padrejtësi urbane dhe refuzim të ligjit dhe rendit. Jo e gjitha sigurisht.
Në një injorancë dhe arrogancë të pa shoqe që e tejkalojnë Berishën apo Ramën dhe kushdo tjetër që vjen mbas tyre nesër! Absolutisht po. Unë jam gjithnjë e më i neveritur që po jetojmë në këtë shoqëri që është e përkushtuar të na bëjë të shpenzojmë më shumë seç kemi, ose më shumë seç duhet, për gjëra që nuk na duhen apo duam, dhe e cila gjithashtu po na vret ngadalë ashtu siç ne. mbush të gjitha landfilldet dhe i bën zogjtë të këndojnë gjithnjë e më pak thotë John Updike. Po, pse, nuk kemi disa kohë që kemi filluar këtë “marri” të perendimit dikur. Por që vazhdon dhe sot. Nuk po jetojmë si kërkesë me shumë më tepër se çfarë mund të prodhojmë dhe kemi! Po dhe kërkojmë pastaj rrugë alternative – të lehta dhe shpesh herë të rrezikshme!?
Përzierja midis shoqërisë së shëndoshë dhe shoqërisë mafioze në Palermo është aty për ta parë të gjithë dhe infiltrimi i Cosa Nostra përbën realitetin e çdo dite thoshte Falkone. Po kjo filloi dhe po tenton të vazhdojë në mënyrë kriminale në Shqipëri. E një shoqëri e tillë e molepsur po e pranon. Biles po i shkon me shumicë në varrim kriminelit dhe në mungesë të plotë njerzve të urtë dhe të mirë. Shoqëria shqiptare pra? Një padrejtësi që i bëhet individit është një kërcënim për të gjithë shoqërinë shkruan Montesquieu.
Sa herë kemi lejuar ti bëhet padrejtësi individit. Biles në diktaturë kënaqeshim dhe duatrokisnim, sot në “palo demokraci” themi për individin që e pëson – idioti mirë ti bëhet! Pastaj vjen rradha e shoqërisë që e pëson dhe askujt nuk ka pse ti vijë keq. Si kanë lejuar të damkoset dhe frustrohet individi ashtu ndodh dhe me shoqërinë ku bën pjesë ky individ. Elementi më i dhunshëm në shoqërinë tonë është injoranca këmbëngul Emma Goldman.
Si anarkiste kam bindjen se i ka dalë shpirti duke parë turma të mëdha të pa arsimuara dhe të pa edukuara ose edukuara keq. Sot kështu jemi dhe ne. Ka vdekur edukimi (dhe në familje) dhe është rrënuar arsimimi ose shkolla. Shumë para në xhepat e të rinjve është një shenjë e një shoqërie të dështuar shpërthen Luise Rinser. Ka të drejtë. Shiko makinat e luksit dhe në shumicën e rastit gjen..?!
Por shoqëria rri, pëson vetëm dhe sëmuret kaq rëndë sa nuk ka kurë që e shëron. Egoizmi ka qenë gjithmonë plaga e shoqërisë dhe sa më e madhe të ishte, aq më e keqe ishte gjendja e shoqërisë thotë Giacomo Leopardi. Ku ka më shumë se sa te ne egoistë deri në përdëllim të marrëzisë kolektive? Tani pse duhet kapur vetëm me Berishën dhe Ramën apo dhe të tjerët poshtë tyre.
Pse? Po ne duhet ta kapim me veten tonë. Me marrëzinë e arrogancës në injorancë më shumë se çdo shoqëri tjetër dhe në Ballkan. Pse duhet kapur vetëm me ata që në fund të fundit kjo shoqëri i rriti i mbajti dhe i votoi e katapultoi? Pse pra pse?