Irene PapasU lind në 3 shtator 1926 Chiliomandi, Korinthia, Republika e Dytë Greke
Vdiq 14 shtator 2022
E lindur si Irene Lelekou (Ειρήνη Λελέκου), artistja e famshme greke në fshatin e Chiliomodit në rrethinat e Korintit. E ëma, Eleni Prevezanou (Ελένη Πρεβεζάνου) ishte arsimtare dhe i ati, Stavros Lelekos (Σταύρος Λελέκος), jepte mësim dramaturgji klasike në shkollën Sofikós të Korinthit.
Vetë aktorja në një intervistë, e pyetur se përse ishte kaq ezmere, është përgjigjur se “I ngjaj nënës sime. Ajo ishte ezmere si unë. Ajo vinte nga Epiri, ndërsa im atë vinte, sipas gjasave, nga Shqipëria. Ndoshta jam shqiptare ose gjysmëshqiptare. Peloponezi është përplot me shqiptarë”. Talentin e Irenës e zbuloi Elia Kazan.
Irena aktroi Helenën e Trojes në filmin Trojanket, së bashku me Katharine Hepburn. Aktroi edhe femra të tjera nga Mitologjia greke, si Klitemnesten në filmin Ifigenija, Elekten në Elektri, Antigonen në Antigona, etj.
Lajmërohet edhe si mbretëresha Katarina Aragonska në filmin Anne of the Thousand Days , pastaj në filmin Muhamedi, i dërguari i Perëndisë.
Kuriozitete
Federico Fellini ishte një nga admiruesit e sinqertë të Irene Papas.
Aktorja ishte mikeshë me Katharine Hepburn e cila u shpreh se “Irene Papas është një nga aktoret më të mira në historinë e Kinemasë]].
Në një intervistë pas largimit nga jeta të Marlon Brandos ajo tha se kishte pasur një marrëdhënie me aktorin amerikan dhe se pastaj kishin mbetur “miq të mirë” deri në fund.
Ndërsa filmat më të njohur të saj janë Zorba the Greek dhe Z.
Papas ishte gruaja e Alkisa Papasit dhe e dashura e Marlona Brandos.
Filmografia
Dead City (1951)
The Man from Cairo (1953)
Le infedeli (1953)
Theodora, Slave Empress (1954)
Attila (1954)
Tribute to a Bad Man (1956)
Climax! (1958)
Bouboulina (1959)
The Guns of Navarone (1961)
Antigone (1961)
Electra (1962)
The Moon-Spinners (1964)
Zorba the Greek (1964)
We Still Kill the Old Way (1967)
L’Odissea (1968)
The Brotherhood (1968)
Z (1969)
A Dream of Kings (1969)
Anne of the Thousand Days (1969)
The Trojan Women (1971)
Roma Bene (1971)
1931: Once Upon a Time in New York (1972)
Don’t Torture a Duckling (1972)
The Battle of Sutjeska (1973)
Moses the Lawgiver (1974)
I’ll Take Her Like a Father (1974)
Mohammad, Messenger of God (1976)
Blood Wedding (1977)
Iphigenia (1977)
Christ Stopped at Eboli (1979)
Bloodline (1979)
Lion of the Desert (1981)
Eréndira (1983)
Into the Night (1985)
Chronicle of a Death Foretold (1987)
High Season (1987)
Nirvana Street Murder (1990)
Jacob (1994)
The Odyssey (1997)
Anxiety (1998)
Captain Corelli’s Mandolin (2001)
A Talking Picture (2003)
Çmime dhe Vlerësime ndërkombëtare
1961 : Antigone (film)
1962 : Thessaloniki International Film Festival (Best Actress, for the film Elektra) — fituese
1962 : Union of Greek Film Critics (Best Actress, for the film Elektra) — fituese
1969 : New York Film Critics Circle (Best Supporting Actress, for the film Z) — e nominuar
1971 : National Board of Review (Best Actress, for the film The Trojan Women) — fituese
1985 : Fennecus Awards (Best Actress in a limited role, for the film Into the Night) — e nominuar
1989 : Australian Film Institute (Best Actress, for the film Island) — e nominuar
1993 : Hamptons International Film Festival (Distinguished Achievement Award) — fituese
1993 : Flaiano Prize for Theatre (Career Award) — fituese
2000 : Madrid National Arts Institution (Career Award) — fituese
2000 : International Festival Women’s films (Career Award) — fituese
2001 : University of Rome (Doctorate in Arts and Letters) — fituese
2002 : Woman of Europe Award (Career Award) — fituese