Luigi Soreca është rikthyer sërish në Tiranë dhe ka nisur nga puna deri në mbërritjen e ambasadori të ri të Bashkimit Europian. Rikthimin në Tiranë, Soreca e ka cilësuar një privilegj.
“Është një nder dhe një privilegj të jem përsëri në Tiranë në këtë moment veçanërisht të rëndësishëm për zgjerimin e BE-së dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, dhe në të njëjtën kohë me Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.”, tha ambasadori ditën e djeshme.
Ndërkohë ambasadorja aktuale Christiane Hohmann u largua para kohe nga vendi ynë pasi u desh të rikthehej në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë. Ajo mund të shkojë në Irak si ambasadore e Gjermanisë. Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte ambasadore e Gjermanisë në Estoni.
Soreca ka shërbyer si ambasador në vendin tonë për tre vite e shtatë muaj. Ai erdhi në Tiranë në shtator të vitit 2018 dhe u largua në prill të 2022. Kujtojmë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i hapën negociatat e anëtarësimit për në BE në Korrik 2022. Bashkimi Evropian (BE) është një bashkim i 27-të vendeve anëtare, i krijuar me qëllim përforcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe social.
Themeluar nga Traktati i Bashkimit Evropian (Traktati i Mastrihtit), në vitin 1993, BE-ja ishte më shumë se thjesht një integrim ekonomik. Koncepti qe Traktati i Mastrihtit, dhe me pas ai i Amsterdamit dhe i Nicës i dha Komunitetit mund të përshkruhet duke përdorur strukturën 3-shtyllore të mëposhtme. Pra, Bashkimi Evropian që njohim sot është ndërthurje e disa Komuniteteve të ngritura më parë që janë:
Komuniteti Evropian i Karbonit dhe Çelikut, i themeluar në vitin 1951; Komuniteti Evropian Ekonomik (emërtuar Komuniteti Evropian në vitin 1993) i themeluar në vitin 1957 dhe; Komuniteti Evropian i Energjisë Atomike (Euratom), i themeluar në 1957. Shpesh, ato referoheshin më thjesht si “Komuniteti” ose “Komunitetet”, por tashme pas miratimit te Traktatit te Lisbonës emërtimi i përdorur është Bashkimi Evropian.