Gazmend Bardhi thirri këtë të martë në një takim, gjithë deputetët e PD-së.
Qëllimi ishte bashkimi i tyre, kundër Edi Ramës.
Por kjo video flet më shumë se çdo fjalë.
Sali Berisha, jo vetëm që nuk i takoi, ndërsa shkoi në takim, mbajti fjalimin e tij dhe iku, ndërsa këta e pritën për më shumë se një orë, por në fund, as vetë deputetët e dy grupeve nuk u panë bashkë.
Siç shihet qartë, grupi i Sali Berishës, me Edi Palokën e Tritan Shehun në kreu, qendrojnë më vete, ndërsa Gaz Bardhi pak metra më tutje, qendron po ashtu më vete.
Me gjithë ato që i kanë thënë njëri-tjetrit, nga akuzat për vrasje, tek korrupsioni, është pak e vështirë që të pajtohen sikur nuk ka ndodhur asgjë.