Shqipëria ka zënë vend në propozimet e britanikes “Express” si një nga atraksionet turistike më të bukura në Ballkan.
“Vendi tolerant ku bien në sy ikonat e kuqe të besimit ortodoks dhe minaret e xhamive, që ka ende gjurmët e komunizmit, në bunkerë si kërpudha i bashkëngjiten peizazhit natyror”.
Kështu përshkruhet Shqipëria në seksionin e udhëtimeve turistike të faqes britanike.
“Tirana është një qytet i sigurt. Por nëse i pyet banorët e saj për reputacionin e Shqipërisë si “fabrikë gangsterësh”, ata të përgjigjen: Nuk ka rrezik këtu. I kemi eksportuar të gjithë kriminelët”, thuhet në shkrim.
Tirana përshkruhet si një qytet plot me variacione për ushqimet tradicionale, jetën e natës dhe gjallërinë.
“Më në jug të Tiranës gjendet Berati, një qytet që ka zënë vend në listën e trashëgimisë së UNESCO-s.
Me një moshë që daton që në shekullin IV para Krishtit, ura me shtatë harqe e Goricës mbi lumin Osum lidh lagjet me shtëpitë e bardha”, thuhet në shkrim./lexo.al