Gazeta prestigjioze “New York Times” i ka kushtuar një artikull ndeshjes së djeshme mes Zvicrës dhe Serbisë, ku dy golat e fitores u shënuan nga shqiptarët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Teksa shoqëron shkrimin me një foto të Shaqirit, komenton gjestin e tij që bën dykrenaren me duar.
“Ishte taka e djathtë e Shaqirit që bëri titujt (e gazetave) para ndeshjes së tij të premten, por ishte taka e tij e majtë, dhe duart e tij, që ishin tregimi pasi mbaroi ndeshja. Goli i Shaqirit në minutën e 90 duke çuar në 2-1 kundër Serbisë ishte akti përfundimtar i një ndeshjeje pulsuese. Ishte gjithashtu një lojë e dominuar nga çështjet e identitetit dhe përkatësisë, të luftës dhe të paqes. Tre anëtarë të formacionit të Zvicrës, duke përfshirë edhe dy golshënuesit e saj të premten, kanë lindur ose kanë rrënjë në Kosovë, një krahinë etnike shqiptare që luftoi për pavarësisë kundër serbëve në fund të viteve 1990”, kështu nis artikulli i NYT, ndërsa i referohet flamurit të Kosovës që Shaqiri e kishte stampuar në takën e djathtë.
Ndërkohë që golin e shënoi me atë të djathtën, ndërsa me duart bëri simbolin e shqiptarisë, shqiponjën. “Shaqiri nuk ishte shmangur kurrë nga rrënjët e tij. Para Kupës së Botës, ai postoi një foto në Instagram, ku tregoi takat që do të vishte në këtë ndeshje. Në thembrën e majtë ishte flamuri i Zvicrës, në të djathtën flamuri i Kosovës”, shkruan “New York Times”.