Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka reaguar pasi ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili sipas dokumenteve në gjykatë, u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri. Gjithashtu ish-agjenti i lartë pranoi edhe lobimin me para ruse një partie që supozohet se është PD-ja nisur nga ajo që ndodhi më pas.
Mirpo për këtë çeshtje ka reaguar Basha duke marrë pafajsinë për lobimin e tij:
“Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar. Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha” shkruan Basha në reagimin e tij.
Por Sali Berisha mendon krejt ndryshe:
“Do i kërkoj Bashës dy gjëra. Dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen Nick Muzin, dosje me të cilën je i përshtatshëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjërat. A e dini ju se çfarë ndodhi me dosjen në apel. Nëse ndonjëri prej jush që nuk i përshtatet të drejtës, prokurori e çon nga shkalla në shkallë.
Miq nga Uashingtonimë kanë telefonuar për dosjen Muzin dhe më kanë thënë se Lulzim Basha do prangosej.
Sipas Berishës dosje erdhi në Shqipëri por nuk u dorëzua në prokurori. Duke mos u dorëzuar në prokurori Berisha e konsideron Bashën të marrë peng.
“Unë e kam ndjekur, Muzin nuk ka deklaruar për Lulzim Bashën në fillim, ndërsa më pas ka ndryshuar dëshminë.
Më kanë marrë në telefon miq nga Uashingtoni dhe më kanë thënë “Lulzim Basha do prangoset”.
Unë u thosha “nuk është e vërtetë”, pasi nuk e dija si ishte puna. Kur mora vesh se dosja erdhi por nuk u dorëzua në prokurori, atëherë e konsideroj atë të marrë peng”, tha Berisha
Me urdhër të Edi Ramës, prokurori dosjen Muzin ku Basha akuzohet për larje parash, nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Pse Edi Rama ta bëri këtë nder? Po të ishe i pastër, dosja do shkonte atje dhe do merrje pafajësinë”, tha Berisha.
Madje Berisha mendon se janë paguar para të pastra për t¨¥e shpallur atë dhe familjen e tij “non grata”
Sipas dosjes hetimore, oligarku rus Oleg Deripaska korruptoi ish-shefin e FBI, Charles McGonigal, që ky i fundit të mblidhte informacion për të shpallur “non grata” biznesmenin Vladimir Potanin.
Skema “Deripaska” duket se është përdorur edhe në rastin e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në këtë rast, Mcgonigal pati disa takime të shpeshta me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe këshilltarin e tij, Dorian Duçka, i cili merrte informacion nga zyra e kryeminsitrit dhe ia jepte ish-shefit të FBI, Charles Mcgonigal, shkruan Syri i Peshkaqenit kur Sali Berisha nuk kushton as sa Zafiri i Cekes e nuk i hynte dhe nuk i hun në punë askujt si një kufomë e vdekur politikisht./Ekskluzive.al