Nga Anri Bala
Pasi u diskretitua dhe u marrua duke lehur çdo ditë për komplotin amerikan kundër tij nga DASH dhe Xhorxh Soros, ku ky i fundit sipas Saliut kishte blerë ligjin edhe qeverinë amerikane, nga fundi i rraskapitjes pasi humbi pa gjurmë dhe avokatin e tij francez, që i rrubati 1 milion euro vetëm për të verifikuar nëse akuza e rremë e DASH kishte kaluar apo jo nga ajri i Francës, kllouni plak më në fund vendosi të mos shitej “xhaba”.
Mirëpo kishte një problem, duhet të vendoste tabelën në qafë dhe çmimin e prodhuesit, ndaj hoqi dorë nga filantropi Hungarez dhe gjeti prodhuesin e ri të damkës non grata… McGonigal.
Duke e ditur se dikur vlente, ai i vuri çmim vetes plot 225 mijë dollar, aq sa kishte “paguar” Edi Rama drejtorin e FBI-së dhe me atë tabelë u mundua t’i shitej edhe opinionit të jashtëm, edhe tifozëve të brendshëm, edhe partive kope me një çoban, dhjetë dele dhe tre qen.
U mundua shumë zavalli, si gruaja e Zafirit të Cekes për ta shitur veten, por askush nuk e bleu, si shumë të përdorur, sepse nuk vlente asnjë qindarkë dhe ngeli si mall stok nëpër tezgat e banaqeve televizive, duke u qarë e duke lehur.
Por, si çdo mundim e ka një përfundim, Zafirit të PD-së i doli fati dhe e bleu ish mik-armiku i tij Ilir Meta… për një vulë, meqenëse edhe zafiri një vulë vlente non grata, pavarësisht se ishte amerikan.
Sot, Ilir Meta është i bindur se nuk ka bërë blerje të gabuar dhe Berisha i dorëzuar, jo vetëm që u shit “xhaba” por shkatërroj një ngrehinë të tërë të ngritur me sakrificë dhe devotshmëri… PD-në, me ndihmën e Metës.
Humbja e radhës në bastionin e tij, Kukësin, që askush nuk e kupton se përse ishte i tillë, kur nuk ka asnjë kontribut në këtë zonë sikurse nuk ka as në vendlindjen e tij ku futi në vëllavrasje një Tropojë të tërë, tregoi edhe një herë, se Sali Berishës i ka mbaruar vaji i kandilit dhe nuk mund ta ndez as me qiriun e Bardhit dhe as me thëngjijtë e lagur të turmës që ka humbur rrugën e pushtetit dhe vrapon pas dashit se mos i bien allatet.
Demokratët kanë vetëm një mundësi, largimin e gjithë tartabiqeve që i janë ngjitur pas PD-së dhe morrin e kuq të Partisë së Lirisë, për tu ringritur me njerëz të rinj, që kanë kontribuar dhe kurrë nuk i kanë lyer duart në mjaltin dhe mutin e pushtetit. Kurse Zafiri dhe “qafirët” të kthehen andej nga kanë ardhur, sa më larg demokratëve dhe demokracisë… mundësisht në gop të nënës./Ekskluzive.al