Premier League në Angli është në javën e gjashtë. Me fillim nga ora 15:00 këtë të diel u luajtën katër duele. Në Londër, Arsenali dhe Tottenhami barazuan 2-2. Chelsea humbi 0-1 me Aston Villa, teksa 11 minuta në fushë luajti edhe Armando Broja. Në “Anfield Road”, Liverpool fitoi 3-1 kundër West Ham-it.

Në “Stamford Bridge”, Chelsea humbi 0-1 kundër Aston Villas për javën e gjashtë në Premier League. Një gol i Uatkins në minutën e 73-të i dha tri pikë miqve, me Villan që vinte pas humbjes në Conference League. Për Chelsean 11 minuta në fund luajti edhe Armando Broja, me sulmuesin e Kombëtares që nuk mundi t’i jepte një dorë të tijve. Kujtojmë se Broja rikthehet në fushë pas nëntë muajve të vështirë nga dëmtimi. Pas gjashtë javësh, Blutë kanë vetëm pesë pikë në klasifikim.
Arsenali dhe Tottenhami barazuan 2-2 në “Emirates”, me derbin e Londrës që vlente për javën e gjashtë në ligën elitare të futbollit anglez. Ndeshja u hap me autogolin e Romeros në minutën e 26-të, ndërsa Tottenham barazoi me Son në minutën e 42-të. Duhej Saka që në të 54 minutë të kalonte “Topçinjtë” në avantazh, ndërsa një minutë më vonë sërish Son vendosi ekuilibrat. Tottenham dhe Arsenal ndajnë vendet 4 dhe 5 me 14 pikë.
Në “Anfield Road” Liverpooli fitoi 3-1 me West Ham. Salah, Nunez dhe Diego Jota shënun për djemtë e Klopp, ndërsa Bouen realizoi te miqtë. Liverpool merr fitoren e pestë radhazi dhe është në vendin e dytë, vetëm dy pikë më pak se City kryesues.