Nga numri rekord i turistëve, pritej që edhe në pikat kufitare te regjistroheshin shifra rekord.
Fluksi i pasagjerëve që kanë udhëtuar përmes aeroportit “Nënë Tereza” ka shënuar rritje të ndjeshme këtë vit. Sipas të dhënave të publikuara nga kompania koncesionare, deri më tani numri ka arritur në 5.2 milionë vizitorë
Sipas TIA-s shifra e arritur në periudhën janar-shtator është e barabartë me atë të shënuar përgjatë 12 muajve të vitit 2022. Ndërsa në raport me 9-mujorin e një viti më parë numërohen rreth 1.2 milionë pasagjerë më shumë.
Sipas Eurocontrol, përmes aeroportit “Nënë Tereza” u kryen 80% më shumë fluturime, në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2019, që nuk ishte një vit pandemik, çka do të thotë se këtë vit numri i turistëve thuajse është dyfishuar në krahasim me vitet para pandemisë.
Ndërkaq, sipas të dhënave të disponueshme të muajit korrik, në transportin ajror operojnë 18 shoqëri ajrore; 58.44% të tregut ose mbi gjysmën e zotëron kompania Wizzair. Pas saj vjen kompania Air Albania me 8.27% të tregut, ndërsa në vendin e tretë është Albaëings, me 7.76% të tregut ajror.