Cilin qytet do të veçonit në Shqipëri?:
-Korçën. Aty njerëzit ishin të mirë, të sjellshëm, nuk të paragjykonin, të qetë me njëri – tjetrin…
Bohemi : Ne Vlorë më kanë sharë, ne Fier më kanë rrahur, ne Tiranë me nençmonin, në Shkodër më kanë thyer fyellin dhe më kanë vjedh, vetem në Korçë jam ndjere si ne qytetin tim.
Ky eshte pak a shumë rrëfimi ne një intervistë tek emisioni i Rudina Magjistararit, i një studiuesi francez, i cili për te mbrojtur nje teme ne socio dhe etno psikologji, kishte improvizuar jeten e nje bohemi.
Per arsye te studimit te tij kishte zgjedhur te jetonte si bohem disa muaj ne Shqipëri, neper qytete te ndryshme shqiptare qe nga jugu në veri. I pajisur me mjete regjistruese, ai udhetonte si të mund, me linje autobuzi, me kembe, me autostop.
Me fyellin e tij fitonte lek sa te ushqehej. Nese dita i shkonte mbare, shkonte ne ndonje hotel me teper per tu lare. Tregoi pervojat e tij dhe kur flinte ne rruge.
Udhetimi tij kater mujor i mjaftoi per te krijuar nje perceptim jo vetem se si silleshin shqiptaret ndaj tij, por edhe midis veti, si bashkebisedonim neper bare, si hipnim ne autobuz…. por nuk mund te anashkalonte edhe eksperiencat vetjake, duke treguar se si e shanin ne Vlore, se si e kishin goditur ne Fier, se si e perzinin nga baret e Tiranes, se si i kishin thyer fyellin e tij dhe i kishin marre leket ne Shkoder.
Pyetjes se Rudines se cilin qytet do te veçonte, ai u pergjigj menjehere: Korçen. Aty njerezit ishin te mire, te sjellshem, nuk te paragjykonin, te qete me njeri – tjetrin….
Kjo pra eshte Korça. Nuk te paragjykon as se cfare je, as se kush je, as se sa para ke, as se cfare ngjyre lekure je as cfare feje ke…. ndoshta per shkak te kesaj shpesh here ky qytet ka mbetur vetë i paragjykuar nga te tjeret, nga ata qe nuk e njohin, apo nga ata qe nuk jane si ty.