Humbja dërrmuese që korri këtë të dielë në Kukës, duket se ka futur në depresion plakun 79-vjeçar Sali Berisha të shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Edhe pse të gjithë prisnin që Berisha të dilte dje dhe të mbante një qëndrim për humbjen që ai dhe kandidati i tij,
Emri Vata morën këtë të dielë në zgjedhje, nuk ka ndodhur aspak kështu. Berisha jovetëm që nuk kundërshtoi rezultatin sikundër e ka bërë shpesh kur humbet zgjedhjet, por me mosreagimin ai ka pranuar hidriket disfatën, duke treguara se këto zgjedhje ishin të shitura prej tij për shkak se kreu i “Foltores” dhe kryeministri Edi Rama prej vitesh kanë një pak me njëri-tjetrin.
Pra Berisha përdori demokratët e Kukësit si “mish për top” për interesat e tij dhe në fund i tradhtoi ata, duke ia falur Bashkinë, kandidatit të Edi Ramës.
Berisha flet për Kosovën
Megjithatë mungesën e interesit për zgjedhjet në Kukës e tregoi dje edhe vetë kreu i “Foltores”, Sali Berisha, i cili ndonëse doli në një konferencë për shtyp nga selia blu e pushtuar me dhunë qysh në 8 janar të 2022, foli për situatën në Veriun e Kosovës, por për votimit e kësaj të dielë as nuk foli fare.
Ish-kryeministri Berisha në një deklaratë për mediat ka thënë se pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Kosovë qëndron Rusia. Sipas tij, Moska porositi presidentin Aleksandër Vuçiç që të sulmojë Kosovën. “PD mbështet pa rezervë të drejtën e autoriteteve të Kosovës për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit. Ajo përgëzon dhe përshëndet policinë e Kosovës për guximin, vendosmërin dhe trimërinë që dëshmoi, profesionalizmin e lartë në shtypjen e kryengritjes së armatosur.
PD u bën thirrje autoriteteve të Kosovës të bëjnë më të mirën që në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, të finalizojnë me dialog, marrëveshjen me Serbinë. PD dënon me forcën më të madhe organizimin nga Beogradit të kryengritjes së armatosur në Kosovë. Për PD-në, organizimi nga Beogradi i kryengritjes tregon qartë se Vuçiç është një Millosheviç i ri. PD i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dorëzojë sa më parë Aleksandër Vuçiçin në gjykatën e Hagës për pjesëmarrjen e tij thelbësore në gjenocid dhe krime shfarosëse ndaj njerëzimit të kryera nga Beogradi ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë.
Dorëzimi i Millosheviçit të ri në Hagë, do ishte jo vetëm përmbushje e detyrimit ligjor dhe moral ndaj viktimave të pafajshme të gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, por edhe kushti i të gjitha kushteve për paqen dhe bashkëpunimin në rajon. Me Aleksandër Vuçiç në Beograd, rajoni nuk do gjejë paqe, por vetëm konflikte dhe trazira”, deklaroi Berisha.
Reagon bejtexhiu Gjekmarkaj
Ndërkohë humbja në Kukës, duket se ka sjellë revolta edhe në grupin e Gazment Bardhit të pozicionuar së fundmi krah Berishës. Ka qenë deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili më shumë ngjan me një “rapsod” dhe bejtexhi se ligjvënës që ka shprehur dje keqardhjen për rezultatin e zgjedhjeve të ripërsëritura në Kukës, duke thënë se demokratët nuk e meritonin humbjen e thellë. Përmes një statusi në rrjetet sociale se të gjithë faktorët opozitarë duhet të mendojnë për përgjegjësitë seriozisht dhe alternativat për të dalë nga kjo situatë.
Sipas tij problemi nuk zgjidhet duke kërkuar fajin te tjetri e duke përjashtuar veten, ndërsa shtoi se të gjithë janë fajtorë, por fajtor më i madh është ai që nuk pranon fajësinë. “Keqardhje për humbjen e thellë të demokrateve në Kukës të cilët kurrsesi nuk e meritonin. Kjo është humbja e fundit në një seri që s’ka të ndalur. Të gjithë faktorët opozitarë duhet të mendojnë për përgjegjësitë seriozisht dhe alternativat për të dalë nga kjo situatë. Prej kohesh kam insistuar në faktin që shoqëria nuk vjen tek ne me këtë lloj opozitarizmi që bëjmë sot dhe alternative pushteti që shfaqim para tyre për nesër.
Kush i shmanget këtij realiteti dëshiron që ky realitet të përjetësohet. Nuk e zgjidh problemin kërkimi i fajit tek tjetri duke përjashtuar veten. Vetëviktimizimi i përhershëm tek e fundit është sëmundje mendore ose hipokrizi. Të gjithë jemi fajtorë por fajtori më i madh është ai ose ata që nuk e pranojnë fajësinë. Përsa me përket mua ndjesë demokrateve duke ju garantuar që nuk do resht së thëni të vërtetën edhe kur ajo djeg”, shkroi Gjekmarkaj.